Dilaver kryeziu biography channel
Biography channel caddyshack...
Dilaver Kryeziu: Një jetë duke vallëzuar
Nga: Arbër Selmani
Në vitin 1980, ai u shpall valltari më i mirë në Jugosllavi, dhe këtë epitet e morri në mes të Beogradit.
Emrin e Dilaver Kryeziut do ta mësonte jo vetëm Beogradi kulturor i asaj kohe.
Dilaver kryeziu biography channel
Të gjitha krahinat ku ka depërtuar këmba e shqiptarit do të njoftoheshin me karizmën dhe profesionalizmin e Kryeziut. Një prej koreografëve më të mirë shqiptarë, dhe një burrë që ka nxjerrë gjenerata të ndryshme valltarësh në të katër anët e shqiptarisë, Dilaver Kryeziu sot është koreografi i parë shqiptar me Akademi të përfunduar.
Nuk është e befasishme që Kryeziu, nga një valltar sot është një profesor dhe një koreograf i rafinuar.
Prejardhja e tij prej Karadakut të Anamoravës flet vetë, por flet pak për jetën e këtij njeriu.
Në këtë rrëfim, 61 vjeçari tregon se si nisi jeta e tij prej një valltari, se si nuk përfundoi në fushën e ekonomisë por aty ku trupi tronditë tokën me trokitjet që i bën dërrasave, skenës, dhe vetes.
“Vallëzim